75 Mall Live Search
19:06 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / S Z

Vizitoi policët në veri, Kurti: Ëmbëlsira dhe bakllava për policët që me profesionalizëm po zbatojnë ligjin

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar policët e Kosovës në veri të vendit. Ai tha se u ka dërguar atyre ëmbëlsira dhe bakllava.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere”, ka shkruar Kurti në Facebook.