Vizitojeni Rahovecin. Është hapur panairi i produkteve vendore
Komuna e Rahovecit për herë të parë ka hapur panairin e produkteve vendore 100%. Panairi është i hapur deri të dielën pasdite dhe ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës ta vizitojnë atë dhe të provojnë dhe të blejnë produktet vendore. Është kryetari i komunës, Smajl Latifi që ka njoftuar përmes një statusi në facebook për hapjen e këtij panairi.
Statusi i plotë i kryetarit:
Përmende në koment një shok/shoqe nga jashtë Rahovecit dhe ftoje për vizitë / Fotografi nga hapja e panairit të produkteve vendore 100% Rahovec!
Verë, verë e ngrohtë, demonstrim i pjekjes së rakisë, turshi e specialitete të shumta vendore nga Rahoveci, çaj e kafe, bashkë me muzikë, do na shoqërojnë sot e në dy ditët e ardhshme në Rahovec.
Atmosferë e ngrohtë e festive ju pret në një panair që për herë të parë organizohet si i tillë në komunën tonë e që ka për synim të gjallërojë qytetin në këto ditë feste dhe të presim edhe vizitorë nga qytetet tjera!
Synoj poashtu që ky panair të bëhet tradicional dhe që të vazhdojmë të stimulojmë prodhuesit vendor edhe në vitet e ardhshme në forma të tilla.
Gëzuar, Rahovec!





