Vizitori i pazakontë, aligatori hyn në një banesë në Florida
Një vizitor i pazakontë hyri në një banesë në Florida. Bëhet fjalë për një aligator 3 metra të gjatë, i cili sipas policisë së Clear Water u pa fillimisht në rrugë nga një shpërndarës gazetash.

Aligatori hyri më pas në banesë duke thyer xhamin e dritares e duke u përplasur me një raft verërash. Në proces, reptili gjigant pësoi disa çarje të lehta.

Policia njoftoi se të zotët e shtëpisë shpëtuan pa asnjë lëndim. Pamjet tregojnë zvarranikun teksa zihet në kurth dhe nxirret jashtë shtëpisë.
