12:18 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / MSH

Vjedhen identitetin, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në kapjen e dy të dyshuarve

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat në fjalë dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Vjedhje e identitetit dhe qasjes”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 8 gusht, raporton Indeksonline.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” thuhet në njoftimin policor.

May be an image of 2 people
May be an image of 3 people