75 Mall Live Search
20:46 / E Enjte, 15 Janar 2026 / B XH

Vjedhen laptop, iPad e mjete pune në institucione arsimore – Arrestohen dy të rinjë në Viti

Dy persona janë arresutar nën dyshimin për vjedhje në tri insituciuone arsimore në komunën e Vitisë.

Policia e Kosovës bënë të ditur se të arrestuarit kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të pajisjeve dhe mjeteve, përfshirë laptop, iPad, projektorë dhe pajisje të tjera të teknologjisë e mjete të ndryshme pune, raporon IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Me datën 15.01.2026, Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti si rezultat i zhvillimit të veprimeve intensive hetimore ka arritur që të identifikoj dhe arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar M.J. (viti i lindjes 2002) dhe B.K. (viti i lindjes 2006) me dyshimin për përfshirje të tyre në disa raste të

vjedhjes së rëndë të ndodhura në tri institucione arsimore në komunën e Vitisë.

Të dyshuarit, dyshohet se në bashkëveprim në tri lokacione të institucioneve arsimore kanë vjedhur një sasi e konsiderueshme e pajisjeve dhe mjeteve, përfshirë laptop, iPad, projektorë dhe pajisje të tjera të teknologjisë e mjete të ndryshme pune.

Në kuadër të procedurave ligjore me urdhër të gjykatës kompetente, janë realizuar kontrolle në dy lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi materiale relevante përkatësisht sende të dyshuara të vjedhura, të cilat pas verifikimeve janë ndërlidhur me rastet në fjalë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.