10:42 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vjedhin ari në vlerë 5500 euro, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë vjedhur stoli ari në një shtëpi.

Vlera e tyre konsiderohet të jetë rreth 5500 euro.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/