16:21 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vjedhin në grup tek qendra tregtare, e pësojnë keq katër shoqet nga Tirana

Katër vajza të reja nga Tirana janë kapur mat ditën e djeshme teksa po vidhnin disa produkte kozmetike në një qendër tregtare.

Të rejat kanë përfituar nga rasti duke menduar se rrëmuja e krijuar në prag të Vitit të Ri do t’i ndihmonte të vepronin lirshëm, por në fakt gjërat kanë shkuar ndryshe.

Ato janë kapur nga shitëset e dyqanit, duke vjedhur në stendat që ekspozonin produktet.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për shtetaset, E.L, B.H, E.H dhe K.Z, vjeç 22, 24, 27 e 27, banuese në Tiranë.

Katër vajzat e reja do të përballen me akuzën e tentativës për vjedhje në bashkëpunim dhe rrezikojnë të paktën tre muaj burg.