Hjanat vjedhin para në një kishë në Gjilan

Gjatë ditës së djeshme në një kishë në Gjilan janë vjedhur 300 denar (monedha të Serbisë).
Përpos monedhave janë vjedhur edhe dy zmadhues zëri, shkruan Indeksonline.
Sipas PK-së, thuhet se rasti është duke u hetuar.
Ky është njoftimi i plotë:
“Fsh. Shillovë, Gjilan, 14.19.03.2021-17:00-08:50. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur nga kisha kanë vjedhur 300 dinarë (monedhë e Serbisë), të cilët vizitoret i vendosin neper ikona në brendi të kishës dhe dy zmadhues zëri. Rasti është duke u hetuar”./Indeksonline