75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjedhin shtëpinë e mërgimtarit në Prizren, ia vënë dhe flakën

Një person nga Prizreni ka raportuar se shtëpia e vëllait të tij, i cili jeton në shtete perëndimore, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Pas lokalizimit të zjarrit është vërejtur se persona të panjohur kishin hapur me forcë derën dhe dyshohet se pas vjedhjes ia kanë vënë flakën shtëpisë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./Indeksonline/