75 Mall Live Search
09:43 / E Diele, 15 Janar 2023 / MSH

Vjedhin stoli ari e para, hajnat nuk ndalen as në Suharekë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sallagrazhdë, të komunës së Suahrekës.

Një ankues ka raportuar në Indeksonline se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, dhe kanë marrë stoli ari dhe para.

“Vjedhja ka ndodhë rreth orës 19:00. Na kanë përcjellë. Kanë hi kanë thy dy dhoma, kanë vjedh stoli ari në vlerë mbi 3 mijë euro dhe 100 euro para të gatshme” ka deklaruar ankuesi.

I njëjti njofton se rastin e ka raportuar edhe në polici.