15:27 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Vjedhja e arkës në AUV, flet drejtori i Agjencisë

Mëngjesin e sotëm është raportuar se ka ndodhur një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Drejtori Ekzekutiv i AUV-it, Naser Krasniqi, është deklaruar për media pas këtij rasti.

Krasniqi nuk ka dhënë detaje se çka ka pasur në arkën e vjedhur.

Ai vetëm ka bërë të ditur se dyshohet që personat e involvuar në këtë rast kanë hyrë brenda ndërtesës në hyrjen e pasme të saj.

“Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduar procedurat e policisë, çdo informatë më tutje mund të ndërhyjmë në procesin e punës së policisë. Derisa Policia të jep informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Hyrja nuk e dimë sakt nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka deklaruar Krasniqi.