11:12 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Vjedhja e arkës në AUV, suspendohet polici që ishte në ndërrim

Vjedhja e djeshme në AUV e arkës me peshë 400 kilogramë, ku u tha se kishte para e dokumente me vlerë,  nuk ka kaluar pa pasoja për policin i cili ishte në ndërrim, në ruajte të këtij objekti, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që Inspektorati Policor i Kosovës, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që ta suspendojnë një zyrtar policor, nën dyshimin se ai nuk ka kryer detyrën e tij, saktësisht ka keqpërdorur besimin, derisa ishte në angazhimin e tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përkatësisht hetuesit e Departamentit të hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor  me dyshimin se si ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it. 

Hetuesit e IPK-së i kishin pranuar informacionet e para lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës  (për rastin e vjedhjes në objektin e AUV-së), ku sipas marrëveshjes  së përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtarët policorë në punë sekondare bëjnë sigurimin e objektit në fjalë.

Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor nuk kishte treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.

Zyrtari policor (tashmë i suspenduar) që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-së, është duke u hetuar me dyshimin se si ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë… do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.