75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Vjedhja e bankës në lagjen “Dardania”, hajni kishte gjuajtur me armë në drejtim të sigurimit

Indeksonline pak momente më parë raportoj për një vjedhje në një bankë në lagjen “Dardania”.

Nga informacionet e para që ka siguruar Indeksonline, grabitja ka ndodhur në një filial të bankës “Western Union”.

Një pjesëtar i sigurimit kishte vrapuar që t’i kapte plaçkitësin, por hajni kishte gjuajtur me armë në drejtim të tij.

Indeksonline mëson se vetëm një person ka qenë brenda gjatë kohës së grabitjes.

Mësohet se hajni ka qenë me rroba të zeza, kapuç dhe maskë. Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth këtij rasti./Indeksonline/