75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / k.v

Vjedhja e rëndë në Kamenicë, policia afër për ta zbardhur rastin

Një vjedhje e rëndë kishte ndodhur natën e 30 janarit të këtij viti në Kamenicë.

Persona të panjohur kishin depërtuar në një objekt ku kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Në vendin e ngjarjes ishin konfiskuar një prerëse elektrike, një hekur dhe një sopat që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Afër tre muaj pas ndodhjes së vjedhjes, policia të martën ka kontrolluar tri lokacione, shtëpi dhe objekte përcjellëse të tre personave të dyshuar, transmeton IndeksOnline.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 20 prill 2021 janë kontrolluar tri lokacione, shtëpi dhe objekte përcjellëse të tre të dyshuarve meshkuj kosovar ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dëshmi relevante që do të përdoren në zbardhje të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti i vjedhjes së rëndë është ende duke u hetuar nga njësitet relevante./IndeksOnline/