75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / k.v

Vjedhja e rëndë/ Pranga 27-vjeçarit të kërkuar në Vushtrri

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Një urdhëresë e tillë është realizuar sot me datë 13.09.2021, ku rreth orës  01:19  në Vushtrri është ndaluar i dyshuari Z.B., 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.105/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit, dënim me burgim prej një viti e /25/ ditësh.