Vjedhja e shtetit – çfarë ndodhi me pranuesin e miliona eurove?

Punëtori i Thesarit, Labinot Gruda, u arrestua nën dyshimin se përmes katër transaksioneve ka transferuar mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Këto para kanë shkuar në llogarinë e kompanisë “LDA Group” me pronar Kadri Shalën, i cili u vetëdorëzua.
Nëpërmjet një letre, Kadri Shala, pati thënë se kishte menduar të kishte pranuar mjete nga kompanitë që siç tha ai, i kishin atij borxhe.