10:57 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vjedhja në Lluzhan, policia arreston dy persona

Njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Sipas saj, rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në fshatin Lluzhan, ku persona të dyshuar kishin depërtuar me forcë brenda objektit dhe dyshohet se nga aty kanë marrë një kasafortë me para, paketime cigaresh si dhe dokumente të ndryshme.

Personat e dyshuar: V. R. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. B. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve policor, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/