75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vjedhja në shtëpinë e Prestreshit, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vjedhjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, në shtëpinë e Valon Prestreshit, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një llap-top, një TV dhe dy karikator të zbrazët të pistoletës (me leje).

Rasti është duke u hetuar ende dhe deri tani nuk ka persona të arrestuar.

Mbrëmë Prestreshi kishte njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se hajnat i kishin vjedhur disa gjëra me vlerë.

Ai madje ka publikuar disa imazhe se në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë hajdutët pas vjedhjes./IndeksOnline/