12:19 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vjedhja spektakolare e druve në Prizren, hajnat kryejnë operacionin me sukses!

Dukuria e vjedhjes është përhapur gjithandej nëpër Kosovë. Cak i hajnave janë kryesisht objektet ku supozohet se ka para apo gjëra me vlerë. Por, një vjedhje sa e shëmtuar, po aq edhe qesharake ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Rreth orës 18:00 në lagjen “Bazhdarane”, pikërisht në vendin ku shiten drutë, hajnat kishin planifikuar një vjedhje spektakolare të druve të shkurtuara.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si një furgon afrohet afër kamionit që shet dru dhe nga aty hap derën një femër dhe zgjat dorën dhe i merr drutë e shkurtuara që gjendet në kamion.

Nga ajo që shihet në video, hajnat mund të kenë marrë jo më shumë se një stufë dru, por megjithatë ata këtë operacion e kryejnë me “sukses” pa u hetuar nga pronari i kamionit.

Pas operacionit, hajnat ikin nga vendi i ngjarjes dhe të vetmen gjurmë që lanë është incizimi nga kamerat./Indeksonline/