Vjedhje e Pyllit në Istog, Policia ndalon një të dyshuar

Një vjedhje e pyllit ka ndodhur në Bjeshkën e Vojdullit në Istog, ditën e djeshme, rreth orës 19:20, transmeton IndeksOnline.
Njësitet policore pasi kanë ndaluar automjetin-kombi, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit kanë vërejtur se në automjet kishte të ngarkuar drunjë teknik-breu rreth 3m3, të cilat dyshohet se ishin të vjedhura, pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin përkatës.
Në konsultim me prokurorin, malli-drunjtë dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në deponinë e APK-së, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/