75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 22 Janar 2024 / mp

Vjedhje e rëndë në Lipjan: Hajnat vjedhin një kasafortë me municion dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Hajnat e kanë plaçkitur një shtëpi private.

Pronari i shtëpisë e ka njoftuar rastin në polici. Ka thënë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur armë e stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€”, ka njoftuar policia.

Rasti është në procedurë hetimore.