75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / k.v

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat marrin armë, para e ari

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari.

Vjedhja është raportuar të dielën rreth orës 20:00, transmeton IndeksOnline

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti po hetohet si vjedhje e rëndë./IndeksOnline/