75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 17 Mars 2025 / k.v

Vjedhje e rëndë në Hajvali, policia në kërkim të autorëve

Tre qytetarë nga Hajvalia kanë raportuar një vjedhje të rëndë në shtëpitë e tyre, ku persona të panjohur kanë marrë para dhe sende me vlerë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 15 mars 2025, rreth orës 08:50, në rrugën “Ali Dula” në Hajvali. Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar.