75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / KV

Vjedhje e rëndë në Malishevë/ Hajnat marrin para, ari dhe një pistoletë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Malishevë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur, më 26.02.2026, në rrugën “Adem Jashari”, në intervalin kohor 17:10-20:30.

Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej nga kanë vjedhur para të gatshme, një sasi ari dhe një pistoletë.

Në vendngjarje është gjetur një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim./IndeksOnline/