Vjedhje e rëndë në Nekoc të Drenasit, hajnat e marrin një armë gjuetie me leje

Një rast vjedhjeje e rëndë është raportuar të dielën në fshatin Nekoc të Drenasit, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së vëllait të tij, i cili jeton jashtë vendit.
Nga aty, është vjedhur një pushkë gjuetie me leje, si edhe disa fishekë.
Policia ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante hetimore./IndeksOnline/