75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 29 Maj 2026 / OSH

Vjedhje e rëndë në një fshat të Ferizajt, cak dy shtëpi të familjes Ukshini

Familja Ukshini nga fshati Komogllavë i Ferizajt është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë mbrëmjen e djeshme. Hajnat dyshohet se kanë vjedhur gjësende me vlerë të konsiderueshme.

Hajnat kanë kryer vjedhje serike, duke qenë në aksion brenda një nate. Në shtëpinë e parë të familjes janë vjedhur rreth 15 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej rreth 8 mijë eurosh, si dhe një armë pistoletë.

Më pas kanë depërtuar edhe në një shtëpi tjetër të së njëjtës familje, ku kanë marrë stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro, rreth 6 mijë euro para të gatshme dhe një tjetër armë pistoletë.

Sipas informacioneve fillestare, të dyshuarit kanë depërtuar përmes dritareve, ndërsa nga vendi i ngjarjes është marrë edhe DVR-i i kamerave të sigurisë./Indeksonline/