Vjedhje e rëndë në një qendër tregtare në Gjilan, hajnat marrin rreth 12 mijë euro
Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit 2026 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, ankuesja, menaxhere në një qendër tregtare, ka njoftuar se tre persona të panjohur dhe të maskuar, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar derën e kasafortës.
Të dyshuarit kanë arritur të merrnin rreth 12 mijë euro para të gatshme dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë./IndeksOnline/

