Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Ferizaj: Dëmi në vlerë prej 50 mijë eurosh
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një shtëpi në fshatin Slivovë të Ferizajt.
IndeksOnline ka mësuar se cak i grabitjes ka qenë shtëpia e pronarit A.R.
Dëmi i shkaktuar arrin rreth 40 mijë euro në para të gatshme dhe rreth 10 mijë euro në stoli ari, të cilat dyshohet se janë marrë nga grabitësit.
Pronari i shtëpisë pohon se me shqetësim e ka raportuar rastin në polici, teksa nuk është në dijeni se kush do të mund të kishte bërë një gjë të tillë.
Redaksia e IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve shtesë lidhur me rastin./IndeksOnline/

