75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / k.v

Vjedhje e rëndë në Obrançë të Podujevës, dyshohet se hajnat vodhën mbi 40 mijë euro para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi në fshatin Obrançë të Podujevës.

Disa persona kanë arritur të depërtonin me forcë brenda një shtëpie, ku dyshohet se kanë arritur t’i merrnin mbi 40 mijë euro para dhe stoli të arit.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria e Prishtinës.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me rastin, derisa po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, derisa ende mbetet nën hetime policore deri në kapjen e personave të përfshirë.

Portali ka kontaktuar edhe me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.