75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

Vjedhje e rëndë në Peran të Podujevës, hajnat marrin kasafortën

Një vjedhje e rëndë është raportuar pasditën e së shtunës, në fshatin Peran të Podujevës.

Sipas ankuesit, persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpi të tij dhe nga aty kishin vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari.

Policia njofton se rasti është nën hetime.

Fsh. Peran, Podujevë, 26.03.2022 – 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante” thuhet në raportin policor.