09:19 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / L K

Vjedhje e rëndë në Podujevë

Gjatë vikendit ka ndodhur një vjedhje e rendë në Podujevë, njofton policia.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit kanë depërtuar në brendinë e dy shtëpive dhe nga aty kanë arritur të vjedhin stoli arid he dokumente personale.

“Rr. Xhafer Rrahmon Mehmeti, Podujevë 24-25.09.2022-09:00. Dy ankuesit një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e dy shtëpive  dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: stoli ari në vlerë dhe një dokument personal”, thuhet në njoftimin e policisë.