Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat grabisin ari dhe orë luksoze

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Kërçova” në Prishtinë. Sipas ankuesit, një mashkull kosovar, nga banesa e tij janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e arit si edhe disa orë dore.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.
Rasti është cilësuar: “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet në procedurë hetimore.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e autorëve./IndeksOnline/