Hajnat vjedhin pajisje shtëpiake, kamion e rimorkio në Prishtinë

Një ankues ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë vjedhur disa gjësende nga objekti/shtëpia e tij.
Ai ka raportuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Miloti 24”, në dy raste të ndara, më 24 dhe 25 shtator, në ora 18:00 dhe 12:50.
Ankuesi ka pohuar se janë vjedhur: disa mjete të punës, një televizor, DVR, një kamion dhe një rimorkio.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.