75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e një mërgimtari në Prizren

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Ankuesi mashkull K/Boshnjak ka raportuar se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie pronë e viktimës mashkull K/Boshnjak, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës i shtëpisë, pasi që viktima jeton dhe punon në Zvicër, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Sipas ankuesit nga shtëpia e janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse. Rasti nën hetime./Indeksonline/