75 Mall Live Search
09:29 / E Hënë, 31 Maj 2021 / k.v

Vjedhje e rëndë në Skenderaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në qendër të Skenderajt, transmeton IndeksOnline.

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij prej ku kanë marrë gjëra me vlerë dhe një armë me leje.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar./IndeksOnline/