75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / MSH

Vjedhje e rëndë në Skenderaj, hajnat marrin nga shtëpia stoli e 26 mijë euro

Në Rakinicë të Skenderajt ka ndodhur një vjedhje e rëndë ditën e shtunë.

Rreth orës 17:00, viktima ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë prej 2000 eurosh.

Hajnat kanë dëmtuar edhe një televizor në vlerë prej 1200 eurosh.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin” thuhet në njoftimin e policisë.