75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Vjedhje e rëndë në Suharekë

Stoli në vlerë të konsiderueshme janë vjedhur në Suharekë, njofton Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Lidhur me rastin, i cilësuar nga PK si vjedhje e rëndë, njësitet policore janë duke kryer hetimet e nevojshme.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlere të konsiderueshme. Lidhur me rastin njësitet policore janë duke kryer hetime”. /Indeksonline/