Vjedhje e rëndë në veriut, hajnat marrin ar, para dhe televizorë
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë sende me vlerë, para të gatshme dhe pajisje elektronike.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se gjatë periudhës 5–11 korrik 2026, nga banesa e nënës së tij janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy orë dore, një DVR i kamerave të sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe një shumë parash të gatshme.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

