75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / L K

Vjedhje e rëndë në Vushtrri, hajnat vodhën para e stoli ari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku hajnat dyshohet se kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.