Vjedhje e rëndë në qendër të Prishtinës, arrestohen të dyshuarit

Dy të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për grabitje, lëndim trupor dhe vjedhje të rëndë në qendër të Prishtinës.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur me datën 21.12.2023, në sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.
“Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat grabitje, lëndim trupor dhe vjedhje e rëndë. Nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë me datën 21.12.2023, në sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë. Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar. Personat e dyshuar (njëri nga ta i mitur) me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.