Vjedhje në Drenas/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave në foto

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve pranë stacionit policor në Drenas, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar disa persona të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, me autorizim nga prokuroria kompetente, hetuesit kanë publikuar fotografitë e disa personave dhe kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e tyre.
“Të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre, lusim të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.
Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë ata që ofrojnë informata.