75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / B XH

Vjedhje në Marec të Prishtinës, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për një vjedhje në Marec të Prishtinës, e cila ka ndodhur më 2 shkurt.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Më 07.02.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k të cilën kishin qenë të përfshirë në një vjedhje më 02.02.2026. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.