Vjedhje në një market në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar, më 10.04.2025, në ora 00:40, kur i dyshuari – mashkull kosovar – kishte vjedhur gjësende të ndryshme në një market.
Gjësendet e vjedhura janë kthyer tek ankuesi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet rreth ngjarjes vazhdojnë./IndeksOnline/