Vjedhje në një shtëpi në Koshare, hajnat gjuajnë me armë

Mbrëmë është vjedhur një shtëpi fshatin Koshare të Ferizajit.
Sipas ankuesit, dy hajna kishin hyrë në një shtëpi të re dhe të pabanuar, nga ku kishin marrë stoli ari.
Ankuesi raporton se hajnat kishin shtënë me armë zjarri, gjithashtu.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një gëzhojë, teksa rasti është duke u hetuar.