75 Mall Live Search
18:58 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / MSH

Vjedhje në xhaminë e Kosines të Ferizajt, hajnat thyejnë arkën e bamirësisë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë afër mesnatës në fshatin Kosine të Ferizajt.

Mbikëqyrësi i Xhamisë së fshatit ka raportuar në Polici se hajnat kanë hyrë aty dhe kanë thyer arkën e bamirësisë, raporton Indeksonline.

Sipas ankuesit, personat e panjohur kanë vjedhur rreth 20 euro nga arka e bamirësisë dhe dy stabilizues të energjisë elektrike (UPS) në vlerë prej 70 eurosh.

Ankuesi ka njoftuar policinë se objekti i Xhamisë ka edhe kamera të sigurisë, teksa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/