Vjedhje veture në Lipjan/ Arrestohet i dyshuari, automjeti i kthehet pronares

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Lipjan është raportuar një rast i vjedhjes së një veture, transmeton IndeksOnline.
Ankuesja, ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën. Pas hetimeve të shpejta, policia ka arritur të identifikonte dhe arrestonte të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura e vjedhur i është kthyer pronares.
Hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/