12:39 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Vjedhjet s’ndalen, edhe në AUV merret arka 300-kilogramëshe

Një ditë pasi u zbulua skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit, një tjetër vjedhje është raportuar të ketë ndodhur në institucionet e Kosovës.

IndeksOnline nga burime të saj mëson se një vjedhje ka ndodhur edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ku është marrë arka me peshë 300 kg.

IndeksOnline, ka pyetur në lidhje me këtë rast në AUV dhe në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit të këtij lajmi.