VJEDHJET SI NË FILMA/ I riu me a*më i merr taksinë shoferit dhe grabit dy karburante, 3 biznese të vjedhura nga një 13-vjeçar
Një vjedhje që është parë vetëm në filma është ajo e një 30-vjeçari nga Mamurrasi. Pasi i grabiti taksinë një personi, me të njëjtin automjet shkoi drejt zonës së Laçit për të vjedhur dy karburante. Ndërkohë në një ngjarje tjetër, një 13-vjeçar ka mundur të hyjë brenda tre bizneseve pranë SPAK, duke vjedhur para dhe sende të tjera.
U duk si një udhëtim i zakonshëm me taksi, por gjithçka përfundoi me tre vjedhje të njëpasnjëshme të një 30-vjeçari nga Mamurrasi. I riu, sipas informacioneve policore të Krujës, në orët e para të mëngjesit të së hënës, i ka kërkuar një taksisti që ta dërgonte deri në zonën e Fushë-Krujës.
Më pas, nën kërcënimin e armës, ai i ka marrë taksistit telefonin, një shumë parsh dhe automjetin, me të cilin është nisur drejt Laçit.
Në një skenar të denjë për filmat aksion, ai ka shkuar drejt Laçit me makinën e vjedhur dhe ka grabitur sy karburante. Po nën kërcënimin e armës, u ka vjedhur punonjësve xhiron ditore si edhe sende personale.
I identifikuar si Emiliano Nikolli, ai është bashkautor i vjedhjes së një karburanti në Fushë Gjormë, ngjarje e ndodhur në maj të vitit të kaluar.
Edhe pse policia ka zbardhur ngjarjet ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Ai është larguar në drejtim të paditur duke marrë me vete edhe armën që përdori në të treja ngjarjet.
Si provë materiale është sekuestruar vetëm taksia e vjedhur, ndërsa Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po vijon hetimet.
Ndërkohë në një tjetër ngjarje vjedhjesh në seri është shënuar pranë SPAKUT.
Të paktën 3 biznese pranë Prokurorisë së Posaçme janë vjedhur nga një 13 vjeçar një natë më parë.
Burime për Ora Neës bëjnë me dije se i mituri i identifikuar dhe me precedent në ktë veper penale, në dy lokale ka marrë rreth 100 mijë lek, ndërsa në një biznes tjetër ka vjedhur sende të tjera.
Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet se i mituri me anë të një kaçavide ka mundur te hapë dyert dhe futet drejt banakut për të marrë paratë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës dhe po ndiqet nga autoritetet për veprime të mëtejshme.

