75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Vjehrra prek me fjalët për Ana Likën: Mamanë s’ta zëvendësoj dot, por të premtoj që…

Aktorja Ana Lika, gjatë një interviste në S’e luan Topi mori një mesazh nga mamaja e partnerit të saj, Bjordit, Antoneta Nushi.

Ajo i tha se të ëmën nuk e zëvendëson dot, por do të jetë pranë saj në momentet më të vështira.

Ana Lika: Më ke hyrë në zemër, ky raport u forcua në momentin e ikjes së nënës tënde, nuk mund të harroj atë ditë që erdhi lajmi, ju ishit në shtëpinë time për të festuar Krishtlindjet.

Nuk ishte vetëm një nënë e mirë për ty, por edhe  ndër miket e mia më të mira, unë nuk mund ta zëvendësoj, por të premtoj që do të më kesh gjithmonë pranë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde, ji e lumtur, unë të uroj gjithë të mirat, suksese në karrierë, lumturi pafund me Bjordin dhe qofsh e lumtur.