75 Mall Live Search
10:23 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Vjehrra rrah renë në Viti

Dje në Viti një femër ka raportuar në Policinë se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

“Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore.

Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar”, njofton Policia./Indeksonline/